Amerika Latine zyrtarisht epiqendra e pandemisë, rekord rastesh me virus

Amerika Latine është kthyer në epiqendrën e re të pandemisë globale dhe ka tejkaluar Europën dhe Shtetet e Bashkuara për nga numri i infektimeve ditore me Covid-19.

Me 83.000 raste me koronavirus, Brazili kapërceu Rusinë, duke u renditur i dyti pas Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, vdekjet e regjistruara në 24 orë janë më shumë se çdo vend tjetër të botës, dhe sipas një studimi, deri në gusht koronavirusi do të ketë marrë deri në 125 000 jetë njerëzish në Brazil.

Peruja dhe Kili po raportojnë gjithashtu shifra tragjike dhe kanë tashmë nivelin më të lartë të infektimit për frymë. Të marten, Kili konfirmoi gati 80 000 raste e 806 vdekje nga koronavirusi, që prej shpërthimit të pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesnatën e së martës hyri në fuqi kufizimi që ndalon udhëtimet drejt SHBA të të gjithë shtetasve që kanë qenë në Brazil në 14 ditët e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?