“Amerika ngrin veriun, Europa dridhet”, Groenlanda si simbol i pushtet

Mesazhi i Donald Trump drejtuar aleatëve evropianë, se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga çështja e Groenlandës, u përforcua nga Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent. Ky i fundit argumentoi se Evropa është “shumë e dobët” për të garantuar sigurinë e saj.

Duke folur për NBC News, Bessent minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për anulimin e marrëveshjes tregtare të arritur vitin e kaluar me administratën Trump. Ai theksoi se presidenti amerikan po përdor ndikimin strategjik si një levë për të realizuar objektivat e tij.

“Para së gjithash, marrëveshja tregtare nuk është finalizuar dhe një veprim emergjent mund të jetë krejtësisht i ndryshëm nga një marrëveshje tjetër tregtare”, tha ai të dielën, duke shtuar se Trump po “përdor fuqitë emergjente për ta bërë këtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shtunën, Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 10% për produktet nga tetë vende evropiane, duke nisur nga 1 shkurti, me një rritje të parashikuar në 25% në qershor, nëse nuk arrihet një marrëveshje për “blerjen e Groenlandës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky zhvillim shkaktoi reagime të forta në Evropë. Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi masën “të papranueshme” dhe deklaroi se do të kërkojë aktivizimin e mekanizmit më të fortë hakmarrës të Bashkimit Evropian.

Bessent paraqiti gjithashtu një argument më të gjerë për pretendimin amerikan ndaj Groenlandës, duke përmendur konkurrencën gjeopolitike në rritje në Arktik, planet e Trump për vendosjen e mburojës raketore të quajtur “Kupola e Artë”, si edhe varësinë e mëparshme të Evropës nga Rusia, e cila sipas tij “financoi operacionet ruse kundër Ukrainës”.

I pyetur nëse qëndrimi i Trump ndaj Evropës është thjesht një taktikë negociuese, Sekretari i Thesarit la të kuptohet se presidenti nuk ka ndërmend të ndryshojë kursin.

“Evropianët rrezatojnë dobësi, Shtetet e Bashkuara rrezatojnë forcë”, deklaroi ai.

“Presidenti beson se siguria e shtuar nuk mund të ekzistojë pa qenë Groenlanda pjesë e Shteteve të Bashkuara”, shtoi Bessent.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të disa udhëheqësve evropianë se një veprim amerikan për blerjen e Groenlandës mund të çojë në shpërbërjen e NATO-s, pas më shumë se 70 vjetësh, Bessent e cilësoi këtë dilemë si “të rreme”.

“Udhëheqësit evropianë do ta pranojnë këtë dhe do ta kuptojnë se kanë nevojë për ombrellën e sigurisë së Shteteve të Bashkuara”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?