Amerikanët zbulojnë një ndër tunelet më të fortifikuara të trafikut të kokainës

Një tunel gjigant i gjatë sa gjashtë fusha futbolli që lidhte një magazinë në Tijuana me qytetin San Diego në Kaliforni, është zbuluar nga policia amerikane. Kalimi i fshehtë ishte i pajisur me sistem hekurudhor, elektricitet, sistem ventilimi dhe mure të fortifikuara.

Autoritetet thanë se nuk e dinin për sa kohë kishte qenë në veprim tuneli, por gjatë operacionit u sekuestrua 799 kg kokainë, 75 kg metamfetaminë dhe 1,6 kg heroinë.

Ai është tuneli i 272-ti i zbuluar në kufirin meksikano-amerikan që prej vitit 1993 dhe i 15-ti prej vitit 2006. Trafikantët kanë kaluar nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara, sasi të mëdha drogash të forta, si kokaina dhe heroina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?