Amnesty International: Të burgosurit e grushtit të shtetit po përdhunohen
Autoritetet turke kanë lëshuar urdhra-arresti për 42 gazetarë, raporton BBC.
Ata po hetohen si pjesë e grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik.
Në listë është edhe komentatori i njohur, Nazli Ilicak.
Ndërkohë trupat turke, të arrestuara pas grushtit të dështuar të shtetit, po përdhunohen, po lihen pa bukë dhe ujë për ditë të tëra.
Kështu thuhet në një raport të “Amnesty International”.
Më shumë se 10 mijë persona janë arrestuar pas grushtit të shtetit.
Që në fillim ra në sy trajtimi çnjerëzor i tyre.
KOHA JONË SONDAZH

