Analiza/ Sa e sigurt është rimëkëmbja e Kinës pas luftës me Covid-19? Ngrihen dyshime pasi jeta i rikthehet normalitetit
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e botës ndodhet ende e bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, Kina duket se po i rikthehet normalitetit me kujdes. Kufizimet në qarkullim janë duke u lehtësuar dhe duke filluar nga java që vjen njerëzit që ndodhen në Wuhan të izoluar pë r më shumë se dy muaj, do të mund të dalin nga qyteti. Por edhe pse jeta po i rikthehet normalitetit, zyrtarët mes frikës për një valë të dytë të virusit, kanë paralajmëruar banorët e qytetit të mos dalin shumë .
Por ndërsa Kina duket se po e kapërcen betejën me virusin, pyetje të reja lindin, që kanë të bëjnë pikërisht me vërtetësinë e kësaj rimëkëmbjeje. A janë të besueshme shifrat që raportohen lidhur me numrin e të prekurve me Covid-19?
Kjo ishte një hipotezë e hedhur poshtë menjëherë , nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, duke thënë se vendi ka qënë mjaft transparent në publikimin e të dhënave.
“Për sigurinë e shëndetit ndërkombëtar, ne duhet të dëgjojmë Organizatën Botërore të Shëndetit dhe ekspertë mbi epidemiologjinë dhe kontrollin e sëmundjeve sesa të mbështetemi në hipotezat e disa politikanëve që janë gënjeshtarë të zakonshëm,” tha ajo. “Në fakt, një zyrtar i lartë i OBSH-së ka kundërshtuar akuzat e pajustifikuara mbi të dhënat jo-transparente të Kinës në një konferencë shtypi në Gjenevë.”
Ajo akuzoi zyrtarët në SHBA se po përpiqeshin të “zhvendosin fajin” për shkak të “situatës së rëndë” me të cilën po përballet vendi.
“Eshtë imorale dhe çnjerëzore të politizohet shëndeti publik, i cili duhet të dënohet nga të gjithë në SHBA dhe më gjerë,” shtoi Hua. “Shpresoj se ata nuk do të humbasin më kohë dhe do të përqëndrohen në luftimin e pandemisë dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve amerikanë .”
Sidoqoftë, nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato që kanë dyshime në lidhje me këtë situatë. Caixin, një botim kryesor i biznesit kinez, raportoi më parë se kishte mijëra më shumë viktima, të dorëzuara në Wuhan sesa llogariteshin nga numri zyrtar i vdekjeve
Zyrtarët kinezë gjithmonë kanë hedhur poshtë çdo sugjerim që të dhënat e tyre nuk janë të sakta. Ata gjithashtu theksojnë shumë shkallën e rikuperimit të vendit, duke theksuar se nga rreth 82,000 të infektuar që rezultojnë se janë infektuar në Kinë, rreth 76,000 kanë mbijetuar nga sëmundja.
Mirëpo në vend ende qarkullon frika e ‘’rasteve asimptomatike”, ku shumë njerëz që janë të infektuar nga sëmundja nuk e dinë ende nëse e kanë, por sërish mund ta përhapin virusin te të tjerët. Kjo gjendje rrit frikën për një valë të dytë të mundshme të virusit në Kinë , pasi njerëzit kanë rifilluar të udhëtojnë dhe të rikthehen në punë .
Në një deklaratë, shefi i Partisë Wuhan, Wang Zhonglin paralajmëroi banorët që të vazhdojnë të praktikojnë masat parandaluese dhe të dalin vetëm kur është e nevojshme. Gjithashtu masa të rrepta janë ende në fuqi për të gjithë ata të huaj që vijnë në vend, pasi asgjë ende nuk është e sigurtë./SCAN