FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anëtarësimi në NATO, Stoltenberg: E drejta e Serbisë për të zgjedhur

Sekretari Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp i pyetur nga gazetarët për pritshmëritë e bisedimeve mes Serbisë dhe NATO-së për anëtarësim, është përgjigjur se nuk ka dijeni për anëtarësim të shtetit serb në aleancën më të fortë ushtarake të Evropës.

Në lajmin e bërë publik nga kurir.rs, Sekretari i NATO-s, ka deklaruar se Serbia ka vendosur që mos të jetë pjesë e NATO-së. “Nuk kemi asnjë llojë bisedime sa i përket anëtarsimit të Serbisë në NATO. Serbia është një shtet i lirë, e cila ka vendosur mos të jetë pjesë e NATO-së, në këtë mënyrë dëshiron të jetë neutrale. Bisedova me Presidentin Vuçiç për këtë gjë dhe NATO e respekton”, – tha Stoltenberg.

Ai ka shtuar se Serbia në NATO mund të ketë bashkëpunim me shumë partnerë, sikurse me ushtritë neutrale të vendeve tjera. “Ne mund të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer si partnerë, ashtu siç bashkpunojmë me vendet neutrale të tjera si: Suedia apo Austria” – ka thënë Sekretari Gjeneral i NATO-së, Jens Stoltenberg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?