Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 22:32 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime Biznesmeni nga Drenasi, Faton Seferi, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë dalë pa lëndime nga një aksident i rëndë rrugor në Serbi. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dita e 120-të e reagimit qytetare ndaj keqqeverisjes, protestuesit përsërisin kërkesën e largimit të Ramës

Aktualitet E diel, 27 Shtator 2026 19:14
Dita e 120-të e reagimit qytetare ndaj keqqeverisjes, protestuesit përsërisin kërkesën e largimit të Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot shënohet dita e 120-të e protestës qytetare, e cila vijon prej disa muajsh me grumbullimin e protestuesve në sheshin “Skënderbej” dhe marshimin drejt Kryeministrisë.

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, prej nga pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara selisë së ekzekutivit, janë parashikuar fjalime dhe deklarata përmes të cilave protestuesit shprehin pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre ndaj politikave dhe vendimmarrjes së qeverisë.

Në qendër të kërkesave të protestuesve vijon të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra. Në platformën e tyre politike përfshihet gjithashtu kërkesa për krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas organizatorëve, do të kishte si mision përgatitjen e vendit për zgjedhjet e ardhshme.

Mund t'ju interesojë

Për herë të parë një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Fier

Për herë të parë një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Fier

Para 3 orësh
Berisha për protestën: Studentët dhe qytetarët groposën në koshat e plehrave dekretet diktatoriale të Ramës

Berisha për protestën: Studentët dhe qytetarët groposën në koshat e plehrave dekretet d...

Para 4 orësh
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

Para 4 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një tjetër pjesë e kërkesave lidhet me shfuqizimin e disa nismave ligjore, të cilat protestuesit i konsiderojnë të dëmshme për interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në përmbushjen e kërkesave të artikuluara prej tyre.

Ironia ndaj Ramës dhe referimi te deklaratat e fundit
Edhe gjatë tubimit të sotëm, qytetarët janë paraqitur me pankarta dhe mesazhe ironizuese ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vijuar një prej formave të komunikimit që është përdorur gjatë protestave të mëparshme.

Në fokus të pankartave dhe reagimeve të protestuesve kanë qenë edhe deklaratat e sotme të kryeministrit Rama, pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai është ndalur edhe te zhvillimet që lidhen me ish-drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe akuzat apo polemikat e ngritura rreth këtij rasti.

Në një prej mesazheve të tyre ironike, protestuesit i janë referuar shprehjes “Noc Rrroku”, të përdorur shpesh nga Rama, duke e përmbysur atë në një tjetër simbolikë: sipas tyre, drejtësia po i bën “knock knock” në derë.

Dita e 120-të e protestës shënon kështu një tjetër kapitull të përplasjes publike mes protestuesve dhe qeverisë. Përtej pankartave, sloganeve dhe ironisë politike, ajo mbetet një shprehje e një pakënaqësie që organizatorët kërkojnë ta mbajnë të pranishme në hapësirën publike, duke insistuar se kërkesat e tyre nuk do të tërhiqen nga agjenda e protestës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në shesh, fjala qytetare vijon të kërkojë të dëgjohet; përballë saj qëndron pushteti, ndërsa rruga e protestës mbetet ende e hapur.

AV/KJ

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 2 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re
Para 2 orësh

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit
Para 3 orësh

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe...

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin
Para 3 orësh

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

Më të lexuarat

1 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 2 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

2 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 7 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

3 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 17 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

4 Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re
Para 2 orësh

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.