Angela Merkel: BE nuk parashikon sanksione të tjera kundër Rusisë

“Por, përtej kësaj, asnjë sanksion i ri ekonomik nuk është parashikuar për momentin”, theksoi ajo në një konferencë shtypi në Berlin.

“Sanksionet nuk janë një qëllim në vetvete, por një instrumentImage dhe ato vazhdojnë të jenë në tryezë”, deklaroi në Berlin, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në kuadër të një takimi me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier.

“Ne do të zhvillojmë një takim ministerial në Bruksel të hënën. Diskutimi do të zhvillohet mbi faktin nëse është e nevojshme rritja e sanksioneve, por kryesisht se si mund të mbështetet Ukraina në këtë moment të vështirë”, theksoi Mogherini duke u tërhequr nga qëndrimi i këtyre ditëve të fundit.

“Sfida më e madhe para nesh, është jo vetëm të reagojmë për situatën në terren që po përkeqësohet, por kryesisht për të bërë Ukrainën një histori suksesi, për të treguar se të zgjedhësh rrugën evropiane siguron rezultate të mira për vendin dhe për njerëzit”, shtoi shefja e diplomacisë evropiane

SHKARKO APP