Angela Merkel: Rrëzimi i murit të Berlinit, tregues se ëndrrat realizohen
Merkel gjatë fjalimit në muzeun përkujtimor, ku me rastin e 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit u hap një ekspozitë, tha se 9 nëntori, zë një vend të veçantë në historinë e Gjermanisë.
Sipas saj, më 9 nëntor 1938 në periudhën e nacional-socializmit në Gjermani janë djegur sinagoga, janë shkatërruara shtëpitë dhe dyqane të hebrenjve, disa prej tyre u vranë dhe për shkak se, siç tha ajo, tani 25 vjet pas rënies së murit të Berlinit përveç lumturisë, ndjehet edhe përgjegjësia që përshkoi historinë gjermane.
Ajo kujton se në këtë periudhë një numër i madh i njerëzve dhanë jetën për liri, njëherësh sot është edhe ditë përkujtimi.
Sipas kancelares, nuk duhet të harrohet pamendësia e regjimit të Gjermanisë Lindore, e cila mohoi të drejtat e 17 milionë njerëzve, këtë duhet t’ua shpjegojmë të rinjve në veçanti.
“Shembja e Murit të Berlinit na tregon se ëndrrat janë të arritshme. Këtë përvojë ne duam ta ndajmë me partnerët tanë globalë”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel, duke shtuar se mesazhi i murit të Berlinit të jetë frymëzim për luftëtarët e lirisë dhe drejtësisë në Ukrainë, Siri dhe Irak.