Anglia në gatishmëri për sulme terroriste

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës paralajmëroi se rreziku i sulmeve terroriste në Mbretërinë e Bashkuar tashmë nuk lidhet më me fjalën “nëse”, por me fjalën “kur”.

Kështu, në kuadër të sulmeve të fundit terroriste, Bernard Hogan-Howe tha se kërcënimi nga terrorizmi është shumë i vërtetë dhe druhet se Britania do të jetë viktima e radhës.

Pavarësisht se gatishmëria në Britani është e lartë që prej vitit 2014, shefi i policisë mendon se kultura dhe mënyra britanike e jetesës kanë qenë shumë të rëndësishme në parandalimin e sulmeve terroriste si ato në Francë, Belgjikë apo Gjermani.

Sipas Hogan-Howe, raporti shumë i ngushtë që policia britanike ka me shërbimet e inteligjencës “Mi5” dhe “Mi6” i ka dhënë një avantazh të madh Britanisë në ndalimin e komploteve. Sikundër shtoi edhe faktin se dhe ligjet tejet të ashpra ndaj armëve e kanë bërë punën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ai deklaroi se Mbretëri1a e Bashkuar ka një klimë sociale tolerance dhe pranimi dhe është e bashkuar për të mposhtur terrorizmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne nuk stigmatizojmë milionat e myslimanëve britanikë, vlerat dhe besimi i të cilëve refuzon totalisht terrorizmin”, deklaroi shefi i policisë.

Sipas tij, në përpjekje për të ndaluar sulmet si ato në Paris, numri i agjentëve me armë në vend është rritur nga 600 në 2.800.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?