Anglia në prag të rihapjes së shkollave, teste falas për fëmijët

Të gjitha familjet me fëmijë në shkollë do të mund të testohen për Covid-19 dy herë në javë. Testimet përfshihen në planet e rihapjes së shkollave në siguri të plotë në Angli, duke filluar nga 8 marsi. Teste falas do t’u ofrohen nxënësve dhe familjeve të tyre , përfshirë edhe fëmijët e kopshtit, pavarësisht nëse kanë simptoma apo jo.

Vendimi është bërë i ditur të dielën nga qeveria britanike. Testet e shpejta do të porositen dhe do të mund të merren në qendrat lokale apo mund të administrohen në kuadër të programeve testuese të vendeve të punës.

Nxënësit e shkollave të mesme do të testohen dy herë në javë. Familjet me fëmijë adoleshentë, që nuk studiojnë, nuk janë të përfshira në plane. Testet dy herë në javë do t’i ofrohen edhe të rriturve që punojnë në shkolla, si shoferë autobusësh dhe drejtuesve të qendrave të pas shkollës.

SHKARKO APP