Anija me emigrantë përplas Italinë me Gjermaninë
Lundrimi i një anijeje me emigrantë drejt brigjeve të Lampeduzës ka futur në konflikt Italinë me Gjermaninë. Ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini ka deklaruar se nuk do ta lejojë atë të hyjë në portet italiane.
Drejtuesit e anijes “Alan Kurdi”, që i përket OJQ-së gjermane “Syri i Detit” kanë bërë të ditur se qëllimi është që të sjellin migrantët në portin e Lampeduzës. Kjo duket si sfidë kunder ministrit Salvini, i cili ka firmosur ndalim e hyrjes në ujerat italiane. Alan Kurdi, ka marrë një ofert per zbarkim ne ujerat e Libiane, ofert kjo e refuzuar nga ekuipazhit: “Ne do t’i bindemi ligjit ndërkombëtar dhe nuk do të dergojme askënd në një vend në luftë. Libia nuk është një strehë e sigurt”, bën të ditur OJQ- gjermane. Alan Kurdi ka njoftuar se ka marrë një email ku i ndalohet hyrja ne ujerta italine. Ministri Salvini i ka dërguar përsëri një mesazh të qartë organizate joqeveritare gjermane: “Anija Alan Kurdi, aktualisht 30 milje larg brigjeve të Libisë, REFUZONI sbarkimin në portin e Tripolit të caktuar nga Rojet Bregdetare Libiane … organizates gjermane nuk i intereson per autoritetet ndërkombëtare. Unë nuk heq dorë! ”
Qeveria gjermane i ka kërkuar vazhdimisht Italisë të hapë portet e saj për anijet e OJQ-ve për të zbarkuar migrantët. Berlini, së bashku me Parisin, mbështesin parimin e “portit më i afërt është më i sigurti”. Kjo është një pikë që ka prekur rëndë marrëdhëniet midis qeverisë italine dhe asaj të Merkel. Samiti i Helsinkit përfundoi me një përplasje të nxehtë midis Salvini dhe ministrave franko-gjerman. Evropa edhe një herë nuk ndërhyn dhe e lë Romën vetëm për të menaxhuar një tjetër krizë në lidhje me një anije organizate joqeveritare.
Burimi: TGCOM24
/M.Noka- Koha Jone/