FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ankaraja: Nuk kemi përdorur kurrë armë kimike në Siri

Turqia nuk ka përdorur kurrë armë kimike dhe pretendimet për sulm me gaz kundër një lokaliteti në veriperëndim të Sirisë janë të pabaza dhe gënjeshtra, deklaroi sot një burim diplomatik turk.

Këto deklarata u bënë në një kohë kur Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) dhe drejtori i një spitali, konfirmuan se gjashtë persona ishin trajtuar për probleme respiratore pas një sulmi në rajonin sirian të Afrines, ku Ankaraja ka ndërmarrë një operacion.

“Këto janë pretendime të pabaza. Turqia nuk ka përdorur kurrë armë kimike”, konfirmoi zyrtari turk nën mbulimin e anonimatit, duke shtuar se Ankaraja ka marrë të gjitha masat për të mos prekur civilët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ofensiva turke kundër YPG-së, që ka hyrë sot në javën e katërt, ka tendosur marrëdhëniet me Uashingtonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan konfirmoi sot se ushtria turke dhe luftëtarët arabë sirianë, aleatë të Ankarasë kishin marrë një zonë prej 300 kilometrash katrorë në kuadër të kësaj ofensive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?