Ankohet Lukashenko: Celula terroriste të lidhura me Perëndimin, duan grusht shteti
Presidenti Aleksandër Lukashenko, thotë se qelizat terroriste të fjetura, të drejtuara nga Gjermania, Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Polonia dhe Lituania, janë zbuluar në Bjellorusi.
“Sot, qelizat terroriste të fjetura, të ashtuquajturat njësi të vetëmbrojtjes, janë ekspozuar. Qëllimi i këtyre qelizave është të organizojnë një grusht shteti të dhunshëm në ditën X. Ata ende nuk e dinë se kur do të mbërrijë kjo ditë X. Populli ynë duhet të jetë i përgatitur për të”.
Presidenti bjellorus theksoi edhe se të ashtuquajturat “njësi të vetëmbrojtjes”, sipas tij të drejtuara nga Perëndimi, u përpoqën të hedhin në erë qendrën e komunikimit të Marinës Ruse në Vileika.