Anthony Fauci: Nuk mund ta detyroni dikë të marrë një vaksinë anti-covid

Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në SHBA, Anthony Fauci deklaroi se nuk pret që vaksina e koronavirusit të bëhen e detyrueshme për të gjithë amerikanët. Ai pohoi se nuk mund të detyrohen qytetarët që të bëjnë vaksinën.

“Unë nuk mendoj se do të shihni ndonjëherë masën e detyrimit për vaksinim, veçanërisht për publikun e gjerë. Nëse dikush refuzon vaksinën, atëherë nuk ka asgjë që mund të bësh për këtë. Ju nuk mund ta detyroni dikë të marrë një vaksinë”, tha ai.

Komentet e tij bien ndesh me ato të kryeministrit australian, Scott Morrison, i cili më herët tha se ai dëshiron që vaksina ndaj koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, të bëhet e detyrueshme “aq sa është e mundur” për të gjithë australianët. Morrison i bëri komentet derisa qeveria e tij nënshkroi një marrëveshje me kompaninë anglo-suedeze “AstraZeneca” për të prodhuar vaksinën e mundshme ndaj COVID-19, e cila u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 25 vaksina aktualisht duke kaluar në prova klinike dhe më shumë se 100 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën.

SHKARKO APP