Antidroga në Itali arreston 3 shqiptarë me mijëra euro dhe 12 kg kokainë

Një operacion i madh antidrogë nga policia italiane në Treviglio e Romano në Lombardi ka çuar në konfiskimin e 12 kg kokainë dhe të mbi 114 mijë eurove, tre personave të arrestuar dhe dy të denoncuar.

Të premten në mbrëmje, më 9 mars, karabinierët kanë filluar një aksion të madh në zonë ku arrestuan tre persona, të gjithë shqiptarë të moshës 24 deri 40 vjeç.

Ky ishte një nga konfiskimet më të mëdha të kokainës vitet e fundit në territorin e Bergamasca dhe në veçanti të kokainësës. Zbulimi ishte i habitshëm për shkak të shkallës së lartë të pastërtisë të kokainës, e cila në tregun me pakicë do të kishte sjellë qindra mijë euro fitime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e rajonit të Romano në lombardia kanë ndaluar dy makina pasi kanë vënë re një sjellje të dyshimtë në afërsi të parkingut të një supermarketi. Në rrugën Dosso Pagano, hetuesit kanë vendosur të ndërhyjnë duke e ndaluar dhe arrestuar në frangrancë tre të rinjtë shqiptarë, që të tre me dosje penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas një kontrolli të shopejtë, karabinierët kanë zgjetur kartmonedhat e fshehura në automjet, 114 mijë euro ndërsa në makinën e dytë, 10 pako kokainë e peshë 12 kg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?