Antonio Guterres për shkatërrimin e natyrës: Sjellje vetëvrasëse, bota është në emergjencë
Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres paralajmëron për situatën shqetësuese të natyrës.
Teksa rëndit problematika të ndryshme ai shprehet se natyra është drejt degradimit.
“Njerëzimi po zhvillon një luftë të pakuptimtë dhe vetëvrasëse”, ndaj natyrës, duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike si dhe po ndikon në shkatërrimin e shpejtë të tokës”, kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm Guterres.
Pas një raporti të publikuar nga KB, ku edhe u ngrit shqetësimi duke e përcaktuar gjendjen emergjente përballë së cilës ndodhet bota si pasojë e krizës së klimës, shkatërrimit të botës së egër, natyrës, parashtruar edhe ndotjen që shkakton miliona vdekje çdo vit, shkruajnë mediat e huaja.
Gjithashtu ai thekson se marrja e masave do të jetë përcaktuese për dekadat e ardhshme si edhe çelësi për një të ardhme të qëndrueshme për njerëzimin,
“Pasojat e pakujdesisë nga ana e njerëzimit janë tashmë shumë të dukshme, pasi kanë sjellë edhe humbjet e mëdha ekonomike, si edhe kanë ndikuar në përshpejtimin e shkatërrimit të tokës”, shtoi më tej Guterres, duke paralajmëruar se kjo gjendje emergjente është kërcënuese për jetën.
Më tej ai shprehet se “paqja me natyrën”, sigurimi i shëndetit si edhe ndërtimi me kriter , do të ndikonte pozitivisht për të gjithë.
Nga ana tjetër kreu i Programit për Mjedisin, Inger Andersen tha se sistemi i natyrës është prishur dhe se ende nuk po merren masa përballë këtyre situatave.
Në raport autoritetet bëjnë me dije se janë trajtuar edhe problemet e ndotjes ku edhe bëhet me dije se shkakton të paktën 9 milion vdekje në vit.