Aplikacioni në Austri identifikon personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit nga koronavirusi
Organizata e Kryqit të Kuq në Austri do të prezantojë një aplikacion në smartphone të quajtur Stopp Corona e cila do të ndihmojë të gjithë qytetarët që të mbajnë shënim personat me të cilët ka qenë në kontakt por në mënyrë anonime.
Gerry Foitik nga bordi drejtues i Kryqit të Kuq shprehet se ky aplikacion ka për qëllim që të lehtësojë punën e mjekëve dhe autoriteteve për të identifikuar personat me të cilët ka qenë në kontakt një i infektuar.
“Sa herë që të keni një kontakt me një person shënojeni atë tek ky aplikacion, ku në rast se ju rezultoni pozitiv me COVID-19, atëherë mund t’i paralajmëroni kontaktet tuaja të vetizolohen. Gjithashtu ajo do t’i ndihmonte autoritetet që të identifikojnë personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit dhe për të parandaluar përhapjen e virusit” – shprehet ai.
Por aktivistë të mbrojtjes të të dhënave personale shprehen se ky aplikacion nuk do të mbrojë kurrsesi anonimitetin e qytetarëve pasi aty do të regjistrohen numrat e identifikimit.
Por duke qenë se kjo është e parashikuar në ligjet evropiane në rastet e fatkeqësive natyrore, atëherë nuk mund të përbëjë ndonjë problem të madh.