Arabia Saudite arreston 135 persona të akuzuar për terrorizëm
109 shtetas Sauditë dhe 26 të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).
"Agjencitë e sigurisë kanë arritur të arrestojnë një grup të dyshuarish me ideologji të ndryshme, por të bashkuar rreth terrorizmit," tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Mansour al-Turki.
Lajmi u citua nga agjencia zyrtare e lajmeve saudite dhe në të thuhet se 26 të huaj ku përfshihen 16 Sirian; 3 jemenas; 1 egjiptian; 1 libanez; 1 afgan; 1 etiopian; 1 Bahraini; 1 irakian, dhe një person për të cilin nuk dihet ende shtetësia e tij apo shteti nga vjen.
Al-Turki tha se 40 të dyshuar janë arrestuar në pjesë të ndryshme të Arabisë Saudite, të cilët ishin nisur për në zonat e konfliktit dhe pranimit për trajnime në operacionet terroriste dhe pastaj kthimin e tyre në Arabinë Saudite me qëllim të kryerjes së akteve terroriste.
Ai shtoi se 54 të dyshuarit kishin lidhje me organizata ekstremiste dhe mbështesnin këto organizata financiarisht apo dërgimit të rekrutëve.
17 të dyshuar janë të përfshirë në trazira, sulme kundër policëve dhe posedim të armëve, tha al-Turki.
Ai shtoi se tre të dyshuar u arrestuan në krahinën lindore të Qatif, pas rekrutimit të personave dhe dërgimin e tyre për të marrë trajnime për terrorizëm jashtë vendit.
Ai vuri në dukje se 21 të dyshuarit tjerë u arrestuan me akuzën e tentimit të hyrjes dhe daljes në mënyr ilegale nga Arabia Saudite.