FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një presidente grua për herë të parë në Bullgari

Për herë të parë, Bullgaria do të ketë një presidente grua. Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë ka pranuar dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev, duke i hapur rrugën transferimit automatik të kompetencave presidenciale tek Iliana Yotova, e cila mbante postin e zëvendëspresidentes.

Radev e njoftoi vendimin e tij më 19 janar në një fjalim drejtuar popullit bullgar. Mandati i tij i skadon më 21 janar 2027 dhe deri atëherë, sipas Kushtetutës së Bullgarisë, funksionet e kreut të shtetit do të kryhen nga Iliana Yotova.

Iliana Yotova ka qenë gazetare, anëtare e parlamentit dhe eurodeputete. Ajo ishte drejtuese e qendrës së shtypit të Këshillit Kombëtar të BSP-së në periudhën 1997–2007, dhe që nga viti 2000 është anëtare e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?