Arabia Saudite kërkon F-35, Donald Trump thotë se po e shqyrton

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se po shqyrton një kërkesë nga Arabia Saudite për të blerë avionë luftarakë të tipit “F-35”, vetëm disa ditë para vizitës së Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, në Shtëpinë e Bardhë, më 18 nëntor.

Në bordin e “Air Force One”, Trump tha për gazetarët:

“Riadi ka shprehur një interes të madh për të blerë avionë të përparuar amerikanë të prodhuar nga ‘Lockheed Martin’. Ata duan të blejnë shumë avionë luftarakë. Më kanë kërkuar ta shqyrtoj.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve të Bloomberg, të dy udhëheqësit pritet të arrijnë një marrëveshje që i mundëson Arabisë Saudite të blejë F-35-a.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar i administratës tha se diskutimet përfshijnë edhe marrëveshje ekonomike dhe mbrojtëse, duke përfshirë blerjet e gazit natyror të lëngshëm.

Trump gjithashtu njoftoi se bisedimet do të mbulojnë edhe çështje diplomatike më të gjera me Riadin:

“Marrëveshjet e Abrahamit do të jenë pjesë e tyre. Shpresoj të diskutojmë që Arabia Saudite të hyjë në Marrëveshjet e Abrahamit shumë shpejt.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?