Arabia Saudite nuk do t’i ndajë më gratë dhe burrat në restorante

Gratë nuk do të duhet më të ndahen nga burrat në restorante në Arabinë Saudite.

Njoftimi vjen nga ministria Saudite si reforma e fundit për të lehtësuar rregullat e rrepta sociale që kanë qenë në fuqi në të gjithë mbretërinë për dekada të tëra.

Deri më tani, gratë në Arabinë Saudite u kërkohej të përdorin hyrje të veçanta që të mos dukeshin nga burrat beqarë.

Kjo është pjesë e asaj që vendi konservator musliman e ka parë tradicionalisht si një kërkesë në përputhje me fenë, megjithëse vendet e tjera me shumicë myslimane nuk kanë kufizime të ngjashme.

Për dekada të tëra, është e ndaluar rreptësisht që burrat dhe gratë e palidhur të përzihen në publik. Gratë gjithashtu duhet të kërkojnë leje nga kujdestari i tyre ligjor – zakonisht një anëtar mashkull i familjes ose burri – për vendime të rëndësishme të jetës.

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman është përpjekur t’i qetësojë këto rregulla duke porositur një sërë reformash dhe duke zvogëluar fuqitë e policisë fetare të mbretërisë.

Në vitin 2017, grave u lejohej hyrja në stadiume sportive në seksione të përcaktuara familjare, ndërsa një vit më vonë iu dha edhe e drejta e makinës.

Në muajin gusht u hoq një ndalesë e mëtejshme për të lejuar gratë të aplikonin për një pasaportë dhe të udhëtonin pa marrë më parë lejen e kujdestarit të tyre mashkull.

Pavarësisht se rregullat janë relaksuar në një numër institucionesh, ndarja gjinore mbetet akoma prezente.

Gratë dhe burrat vazhdojnë ende të mbahen të ndarë edhe nëpër dasma.

SHKARKO APP