Arbana Xhara thirrje Ramës: Konfirmo qëndrimin për pavarësinë e Kosovës
Gazetarja e njohur kosovare, Arbana Xharra ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për qëndrimin që ka mbajtur për Kosovën në Serbi.
Duke kujtuar konferencën e disa viteve më parë të Ramës në kryeqytetin serb, ku tha me zë të lartë se “Kosova është e pavarur”, Xharr pyet se përse kryeministri nuk po bën të njëjtën gjë tani.
”Në një intervistë të dhënë për gazetën ‘Politiko’ të dhënë para disa ditësh, dhe nuk u përmend që Serbia, në kohën kur po shtyhet projekti i ”Ballkanit të Hapur” duhet të bëjë njohjen e Kosovës. Pse nuk po kërkohet ky moment që të shfrytëzohet, meqë Rama paska afërsi me Vuçiçin dhe të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës”.