FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arkëtari i Vatikanit 76-vjeçar pritet të përballet me dy gjyqe për abuzim seksual

VATIKAN- Kardinali George Pell pritet të përballet me dy gjykime mbi akuzat për sulme seksuale, tha një gjykatë në Australi.

Arkëtari i Vatikanit, 76 vjeç, e mohoi fajësinë për të gjitha akuzat, të cilat lidhen me vitet 1970 dhe 1990.

Pell u paraqit sot në gjykatën e shtetit Viktoria të Australisë, ku prokuroria dhe mbrojtja kërkuan që rasti të ndahet në dy gjykime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse gjykatësi pajtohet, juri të ndara do të dëgjojnë akuzat kundër karidnalit Pell për kohën e tij si prift në qytetin Ballarat në vitet 1970 dhe për kohën e tij si kryepeshkop i Mellburnit në vitet 1990.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kardinali Pell është katoliku me pozitën më të lartë i Australisë dhe një nga zyrtarët më të fuqishëm në Vatikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?