Armë, dronë dhe helme: Epoka e re e atentateve
Nga Paul Maddrell “The Conversation”
Askush nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për armën automatiketë kontrolluar nga sateliti përmes“inteligjencës artificiale”, qëu përdor për të vrarë shkencëtarin bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh në Teheran, në fund të muajit.
Por gjasat janë të shumta, që sulmi të jetë ndërmarrë nga Mossad, shërbimi sekret izraelit i çështjeve të jashtme.Izraeli ika kryer ato që ai i quan “vrasje të shenjestruara” që nga themelimi i tij si shtet në vitin 1948. Në librin e tij “Çohu dhe vrit i pari”, gazetari i njohur izraelit Ronen Bergman, vlerëson se deri tani Izraeli ka kryer rreth 2700 vrasje të këtij lloji.
Agjencitë izraelite të inteligjencës janë të njohura për kreativitetin që kanë në vrasjet që kryejnë. Wadi Haddad, kreu i operacioneve të huaja në Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), u vra në vitin 1978 përmes në helmi të hedhur në pastën e tij të dhëmbëve.
Yahya Ayyash, “inxhinieri” që organizoi një numër sulmesh vetëvrasëse me bomba në emër të Hamasit në Izrael, u vra në vitin 1995 nga një sasi eksplozivi që ishte vendosur në celularin e tij në 1995.
Imad Mughniyeh, shefi i shtabit të Hezbollah, u vra nga një makinë bombë në Damask në shkurtin e vitit 2008. Sipas Bergman, izraelitët mund të ishin përpjekur në atë kohët`a vrisnin edhe gjeneralin iranian Qasem Soleimani që ndodhej bashkë me Mughniyeh, por nga SHBA kishin leje për të eliminuar vetëm Mughniyeh.
Sigurisht, nuk është vetëm Izraeli që i eliminon armiqtë e tij përmes vrasjeve pa gjyq. Ne po jetojmë aktualisht në epokën më të madhe të vrasjeve të tilla, meqë shtetet, nga frika e kërcënimeve të terrorizmit dhe armëve të shkatërrimit në masë, po përdorin një inteligjencë gjithnjë e më të sofistikuar për të gjurmuar dhe vrarë njerëz të rrezikshëm, dhe për t’i privuar shtetet e tjera nga njohuritë e rrezikshme, siç janë ato mbi armët bërthamore.
Epoka moderne e atentateve nisi më 11 Shtator 2001, kur SHBA-jae kuptoi se sa shumë e ekspozuar ishte, kur pa viktima te shumta të sulmeve terroriste të asaj dite. “Lufta kundër terrorit” mori forma të ashpra dhe më delikate. Në fillim ndodhi pushtimi i Afganistanit
dhe Irakut, dhe më pas nisi të zbatohet një program vrasjesh nga ajri, i mundësuar nga teknologjia e re.
Droni ka qenë një vrasës shumë efektiv i terroristëve. Vrasjet e para me dron, ndodhën në Jemen në vitin 2002. Deri në fundin të vitit 2013, dronët dhe avionët amerikanë kishin vrarë midis 719 deri në 929 njerëz vetëm në Jemen. Ndërkohë midis viteve 2004-2013, numri i njerëzve të vrarë me dron në Pakistan ishte midis 2.080 dhe 3.428 njerëz.
Forcat speciale janë përdorur për të vrarë objektiva madhor,si Osama Bin Laden në Pakistan në vitin 2011, dhe Ebu Bekr El-Bagdadi në Siri në vitin 2019. Me vrasjen e komandantit të Forcës Kuds, Qasem Soleimani në një sulm me dronë në Bagdad, në janarin e këtij viti, SHBA eliminoi një nga aktorët kryesorëtë regjimit të Iranit,që konsiderohej si terrorist. Vrasja u konsiderua e paligjshme nga Kombet e Bashkuara.Edhe presidenti rus Vladimir Putin ka qenë gjithashtu i pamëshirshëm, sidomos për eliminimin e kundërshtarëve të tij politikë.
Vrasja e mbetur në tentativë me agjentin nervor Noviçok, e ish-oficerit rus të inteligjencës dhe më pas spiunit të britanikëve, Sergey Skripal në Salisbëri të Anglisë Jugperëndimore, në vitin 2018, dhe vrasja e suksesshme e ish-oficerit të inteligjencës ruse Alexander Litvinenko,me Polonium-210 të hedhur në një filxhan çaji, në një hotel në Londër në vitin 2006, janëvetëm 2 nga vrasjet e profilit të lartë, në një zinxhir të gjatë atentatesh gjatë presidencës së Putinit.
Në mesin e viktimave të tij kanë qenë politikanë dhe gazetarë të opozitës, si dhe luftëtarë veteranë nga Lufta e Çeçenisë, të cilët ishin cilësuar nga Moska si terroristë. Që nga vitet 1940, fuqitë kryesore të botës, janë përpjekur t’i pengojnë armiqtë e tyre që të zhvillojnë armë të shkatërrimit në masë.
Dhe vrasjet për të parandaluar zhvillimin e këtyre teknologjive, u përdorën për herë të parë nga Britania gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një mbrëmje gushti të vitit 1943, Forca Ajrore Mbretërore (RAF) bombardoi bazën ku po zhvilloheshin dhe testoheshin raketat gjermane në Pinemunde në Baltik.
RAF shënjestroi kapanonet e shkencëtarëve, inxhinierëve dhe teknikëve, me qëllim që të vriste sa më shumë prej tyre qëtë ishte e mundur. Rreth 130 shkencëtarë gjermanë dhe ndihmës të tyre u vranë në atë sulm.Ndërkohë, Britania dhe SHBA-ja kishin frikë se Gjermania naziste mund të ishte duke zhvilluar një bombë atomike.
Në vitin 1944, një agjent amerikan u dërgua në Zvicër, për të marrë pjesë në një leksion tëfizikanit më të njohur gjerman në fushën e energjisë bërthamore, fitues i Çmimit Nobel Werner Heisenberg.
Agjenti ishte i armatosur, dhe kishte marrë urdhër tëvriste Heisenberg-un, nëse ai do të deklaronte se Gjermania naziste ishte afër zhvillimit të një bombe atomike. Por Heisenberg nuk tha asgjë të tillë, prandaj i mbijetoi atentatit të mundshëm ndaj tij.
Edhe Izraeli ka përdorur vrasjen si një mjet për të parandaluar fqinjët e tij nga zhvillimi i raketave dhe armëve bërthamore. Në vitet 1960, ai u përpoq të pengonte projektin e zhvillimit të raketave të Egjiptit, duke vrarë inxhinierë gjermanë që punonin në të. Në vitet 1980-1981 shkencëtarët dhe inxhinierët që punonin në projektin e armëve bërthamore të Irakut, u vranë ndërsa ishin për momentin jashtë vendit.
Në vitin 1990, izraelitët vranë shkencëtarin kanadez Dr.Gerald Bull, qëpo prodhonte për Saddam Hussein një “super-armë”, topin më të madh të parë ndonjëherë, që do të mund të gjuante me predha në distanca mijëra kilometra. Vrasja e Bull i dha fund projektit.
Që nga viti 2007, Izraeli është përpjekur të vrasë shkencëtarët bërthamorë iranianë. Deri tani janë vrarë 4 prej tyre, ndërsa një tjetër i ka mbijetuar atentatit. Izraelinuk e ka pranuar asnjë herë përgjegjësinë për këto vrasje, por mendohet se qëndron pas tyre. Por pavarësisht këtyre vrasjeve të kalibruara, vrasja e një numri të vogël shkencëtarëve nuk do ta ndalë dot projektin bërthamor iranian.
Vrasja është po aq e vjetër sa vetë politika. Por rritja e terrorizmit dhe përhapja e teknologjisë dhe njohurive teknike për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë, po e shton përdorimin e saj si një mjet.Është e pashmangshme që shtetet të përdorin vrasjen e një individi apo grupimi njerëzish, që ata i konsiderojnë të rrezikshëm.
Shënim: Paul Maddrell, është pedagog mbi historinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Loughborough University, Britani e Madhe.
/Përktheu: Abcnews.al