Armenia i jep fund trazirave politike, zgjedh kryeministrin e ri “opozitar”

Presidenti i Armenisë Armen Sarkissian ka nënshkruar një dekret, duke emëruar Nikol Pashinyan si Kryeministër.

Asambleja Kombëtare Armene votoi sot me 59 vota pro dhe 42 kundër për të zgjedhur Nikoll Pashinjan si Kryeministër.

I lindur më 1 qershor 1975 në Ijevan, Pashinyan hyri në Departamentin e Gazetarisë të Universitetit Shtetëror të Yerevanit në 1991, por u tërhoq në vitin 1995.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai punoi si gazetar për një numër gazeta, përfshirë “Ditën e Gazetave”, “Gazetën”, “Molorak” (Planet).

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërmjet viteve 1998 dhe 2012 punoi si kryeredaktor për dy gazeta ditore – Oragir (1998 – 1999) dhe “Haykakan Zhamanak” (1999 – 2012).

Në vitin 2006 Nikol Pashinyan bashkë-themeloi iniciativën sociale dhe politike “Aylyntrank” (Alternativa).

Gjatë zgjedhjeve presidenciale më 2008 ai u bashkua me selinë e fushatës së Levon Ter-Petrosyan.

Në 2015, Pashinyan themeloi Partinë e “Traktatit Civil”. Ai ka qenë anëtar i Parlamentit që nga viti 2012.

Ka qenë një rrugëtim mjaft i rrezikshëm për Pashinyanin. Ai ishte dëbuar nga universiteti më 1995 për aktivitetin e tij politik, dhe më vonë në vitin 2000 kur ishte redaktor gazete ishte përballur edhe me akuzë për shpifje.

Automjeti i tij u hedh në erë në një tentativë vrasjeje më 2004, dhe më 2008 ai i kaloi muaj të tërë duke u fshehur pasi akuzohej se kishte nxitur protestat politike që lanë 10 njerëz të vdekur. Ai ishte dënuar me 7 vjet burgim, por u lirua në bazë të një amnistie.

Ai qëndroi në krye të protestave popullore në vend, duke detyruar kryeministrin të jepte dorëheqjen pas më shumë se një dekade në pushtet si President.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?