Arratiset bashkëshortja e ish-ministrit

Bashkëshortja e ish ministrit Aqis Cohaxopulos, Viki Stamati është arratisur nga spitali psikiatrik Dhromokaitio gjatë natës së mërkurë. Stamati po kurohej në spital e ruajtur nga gardianë burgu, të cilët e kuptuan se dhoma e saj ishte bosh në orën 05,45 mëngjesin e të enjtes dhe njoftuan menjëherë policinë që po zhvillon kërkime për gjetjen e saj.

Avokati i zonjës Stamati, Fragiskos Ragusis, tha për televizionin Mega Channel se ai kishte folur të mërkurën me Stamatin, pasi gjykata kishte refuzuar kërkesën për lirimin nga burgu. Sipas avokatit, ajo i kishte thënë se “nuk kam për të vdekur e çmendur dhe e braktisur në Dhromokaitio. E vetmja që dua është të jem pranë fëmijës time”.

Për çështjen po zhvillon hetime edhe ministria e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?