Arratiset i dyshuari për vjedhjen e Bitcoin

Një burrë që u arratis nga burgu në Islandë dhe hipi në aeroplanin e pasagjerëve ku qëndronte dhe kryeministri i vendit ka thënë se “do kthehet shumë shpejt.”

Sindri Thor Stefansson që u arrestua në shkurt, është i dyshuar për vjedhjen e të dhënave të 600 kompjutrave me monedhat virtuale Bitcoin.

Në një letër, ai tha se është i pafajshëm dhe u mbajt në Islandë pa u gjykuar në gjyq, prandaj do e dërgojë cështjen tek Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stefansson u arratis nga burgu i Sogn në Islandën jugore mëngjesin e së martës dhe arriti në aeroportin ndërkombëtar të Keflavikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke përdorur identitetin e një personi tjetër, ai udhëtoi drejt Suedisë. BBC njofton se është lëshuar një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?