Arrestohen 2 shqiptarë në Bari për trafik armësh, sekuestrohen 5 pistoleta

Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët, pasi u kapën me armë zjarri. Fillimisht, për posedim të paligjshëm të armëve dhe municioneve, u arrestua 35-vjeçari me iniciale A.A, ndërsa një ditë më pas u arrestua edhe një 31 vjeçar shqiptari.

Policia pikasi burrin e parë duke pritur, ndërsa atij iu afrua H.E. të cilët pasi shkëmbyen biseda midis tyre, ai iu afrua një autobusi të parkuar nga ku mori një pako dhe më pas e vendosi në një skuter. A.A. më pas la në bordin e veturës së tij me të cilën kishte mbërritur në vend pak kohë më parë. I dyshuari u ndalua nga policia pas një ndjekje, por humbi gjurmët e burrit tjetër, i cili u largua me skuterin. Atij i shpëtoi pakoja me 5 pistoleta brenda dhe 85 plumba shkruajnë mediat italiane.

Armët iu nënshtruan konfiskimit, ndërsa do të verifikohen nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale. Hetimet e menjëhershme të kryera nga operativët lejuan të identifikojnë të arratisurin me iniciale H.R. duke e arrestuar. Gjykata e Barit vlerësoi të ligjshme masat e sigurisë “arrest me burg”.

SHKARKO APP