Arrestohen prindërit e ish-kryeministrit

Tiziano Renzi dhe Laura Bovoli, prindërit e ish-kryeministrit Matteo Renzi, janë ndaluar nga policia dhe më pas u është njoftuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Vendimi është konfirmuar nga vetë ish-kryeministri, i cili e konsideron hakmarrje politike.

“Po mos të isha përfshirë unë në politikë, familja ime nuk do të ishte mbuluar nga kjo baltë”, ka deklaruar Renzi, që gjithsesi thotë se beson te drejtësia italiane.

Prindërit e ish-kryeministrit akuzohen për mashtrime me falimentimet e dy bizneseve të vogla dhe lëshimit të faturave të rreme për një kompani të tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?