Arrestohet 16 vjeçari se fyeu Erdogan
Policia në Turqi ka arrestuar një student 16-vjeçar, me akuzën se ka fyer presidentinRexhep Tajip Erdogan.
16 vjeçari u arrestua të mërkurën pasi kritikoi partinë AK në pushtet, gjatë një fjalimi në një protestë studentore në qytetin e Konias.
Adoleshenti mund të dënohet deri në katër vjet burg nëse shpallet fajtor.
Kryeministri Ahmet Davutoglu mbrojti arrestimin, duke thënë se ndaj zyrës presidenciale"duhet të tregohet respekt."
Në kodin penal të Turqisë konsiderohet krim fyerja e presidentit.
Fjalimi i djalit është regjistruar në video dhe është transmetuar nga Agjencia e lajmeveDogan.
Në të, ai mbron laicizmin dhe parimet e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të republikës moderne turke.
Në fjalim ai gjithashtu kritikon Presidentin Erdogan ndaj akuzave për korrupsion, ndërsaturma thërriste "kudo është ryshfeti, korrupsioni është kudo."
Gazeta Hurriyet, tha se djali besohet se është një anëtar i një organizate të majtë, por aika mohuar se ka lidhje me ndonjë parti politike.
I riu nuk e ka pranuar fajin dhe avokatët e tij kanë paraqitur një ankesë kundër akuzave për fyerje të presidentit.