Arrestohet aktivisti i opozitës në Rusi
Autoritetet ruse kanë arrestuar një aktivist të opozitës. Ditën e sotme është bërë bastisja e apartamentit të tij, ndërkohë që një ditë më parë Andrei Pivovarov u arrestua pasi u ndalua avioni me të cilin ai udhëtonte.
Ish drejtori i lëvizjes “Rusia e Hapur”, një grup opozitar i lidhur me ish-manjatin e naftës dhe kritikun e Kremlinit në mërgim Mikhail Khodorokovsky, u nxor nga një avion në Shën Peterburg dhe u arrestua.
Ekipi i tij tha se policia e mori në pyetje, kërkoi në banesën e tij dhe hapi një çështje penale kundër tij të martën për pretendimin e shkeljes së legjislacionit rus mbi “organizatat e padëshirueshme”.
“Këto situata na tregojnë se ata kanë frikë prej nesh dhe ne jemi një shumicë,” shkroi Pivovarov në Tëitter.
Komiteti Hetimor në rajonin jugor të Krasnodar tha në një deklaratë se kishte hapur një çështje mbi një postim në internet nga gushti 2020 që bëri thirrje që publiku të mbështesë organizatën, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Ai nuk dha detaje të postimit, as emrin Pivovarov, por dha të njëjtat akuza që citoi ekipi i tij.Rusia e shpalli grupin me bazë në Londër “Rusinë e Hapur “të padëshirueshëm” në vitin 2017, duke ndaluar në mënyrë efektive aktivitetet e saj. Aleatët e saj në Rusi vazhduan aktivizmin e tyre nën një entitet të veçantë juridik në përpjekje për të mbrojtur veten nga ndjekja penale.