FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet djali i ministrit të Brendshëm

Policia speciale para shtëpisë së Oleksandr Avakovit, i cili raportohet se është arrestuar dje në Harkov

Raportet nga Ukraina thonë se hetuesit antikorrupsion e kanë arrestuar djalin e ministrit të Brendshëm të këtij vendi, Arsen Avakov.

Burimet në Zyren Kombëtare Antikorrupison (NABU) kanë thënë se personi, Oleksandr Avakov, është arrestuar sot, pas bastisjes në shtëpinë e tij, në qytetin Harkov, në pjesën lindore të Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Avakov ka konfirmuar për faqen në Internet, Ukrayinska Pravda, se detektivët kishin “ardhur te djali im për të kryer bastistje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

NABU ka thënë se i ka arrestuar tre individë, përfshirë ish-zëvendës ministrin e Brendshëm dhe një biznesmen, lidhur me një rast të keqpërdorimit. U tha se hetimet ndërlidhen me përvetësimin e dyshuar të afro 520 mijë dollarëve të buxhetit të shtetit, që i ishin ndarë ministrisë së Brendshme për blerje të pajisjeve në periudhën 2014-2015.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se aksionet e NABU-s janë “të bazuara në politikë e jo në ligj”./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?