Arrestohet fotografi që publikoi nudot e Melani Trumpit
Pas një investigimi gati 2-vjeçar nga Agjensia Amerikane DEA është vënë në pranga 36-vjeçari Alexandre De Basseville, fotograf me origjinë nga Zvicra.
Fotografi akuzohet për pastrim ndërkombëtar të parave dhe mendohet se është pjesëtar i një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e armëve dhe të drogës.
Gjithashtu, mendohet se ky rrjet trafikimi kishte lidhje me Hollywood-in.
Fotografit iu konfiksuan 528.500 dollarë menjëherë pasi u shpall fajtor nga Gjykata amerikane, shkruan revista Bordo.
Kujtojmë se ai është fotografi, i cili i ka bërë fotot nudo bashkëshortes së Donald Trumpit, Melanisë.
KOHA JONË SONDAZH

