Arrestohet ish-këshilltari i Trump

Aleati i gjatë dhe ish këshilltari i fushatës elektorale të Donald Trump, Roger Stone është arrestuar në Florida, njoftoi të premten zyra e këshilltarit special.

Stone do paraqitet në gjykatë më vonë në qytetin e Fort Lauderdale.

Aktakuza përfshin një akuzë për pengimin e procedimit të një zyrtari, pesë akuza për deklarata të rreme, dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilltari i posaçëm Robert Mueller po heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 të SHBA dhe çdo lidhje me fushatën Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stone u arrestua pas një padie të ngitur nga një juri federale më 24 janar në Washington DC.

Presidenti Trump mohon se ai apo stafi i tij i fushatës punoi me Rusinë për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe e ka quajtur hetimin e Mueller “një gjueti shtrigash”.

Deri tani, Muller ka ngritur akuza ndaj dhjetra rusëve si edhe disa njerëzve të lidhur drejtpërdrejt me Donald Trump, përfshirë ish-këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare dhe ish-kryetarin e fushatës së tij zgjedhore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?