Arrestohet kryebashkiaku i Rio de Janeiro në Brazil

Policia ka arrestuar kryetarin e bashkisë në largim të Rio de Janeiro, Marcelo Crivella, aleat i presidentit, Jair Bolsonaro . Arrestimi i tij ka ardhur pas një hetimi të dyshuar për korrupsion në bashkinë e qytetit.

Katër makina policie dhe prokurorë arritën pak para orës 6:00 të mëngjesit në shtëpinë e kryebashkiakut në lagjen e pasur Barra de Tijuca, sipas faqes në internet të O Globo.

“Ky është përndjekje politike,” u tha Crivella gazetarëve ndërsa po e dërgonin në stacionin e policisë, shkruan Daily Mail, përcjell abcnews.al.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi vjen disa ditë para se të mbarojë mandati i Crivella-s dhe vetëm disa javë pasi kryebashkiaku e kishte quajtur homoseksualizmin një “të keqe të tmerrshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Crivella është peshkop ungjillor dhe ish senator, i cili shërbeu si ministër i peshkimit në qeverinë e Dilma Rousseff. Ai është nipi i Edir Macedo, ky i fundit themeloi kishën ungjillore të fuqishme Kisha Universale e Zotit.

Prokurorët filluan hetimin e një “sporteli biznesi” që dyshohet se vepronte brenda bashkisë në 2019. Në shtator, një hetim nga TV Globo zbuloi se punonjësit e bashkisë të njohur si ” kujdestarët e Crivella ” ishin paguar për të qëndruar jashtë spitaleve dhe për të ndaluar qytetarët që ankoheshin për kujdesin shëndetësor. Crivella tha se nuk kishte asnjë bazë për akuzat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?