Arrestohet në Moskë avokati i Alexei Navalny-t, akuza është qesh*rake
Putin nuk po ndalon. Avokati i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili humbi jetën në burg rreth dy javë më parë, raportohet se është arrestuar në Moskë.
Vasily Dubkov u arrestua për “shkelje të rendit publik”. Pas vdekjes së Navalny, Dubkov shoqëroi nënën e tij në koloninë e burgut Arktik ku ai humbi jetën më 16 shkurt.
BBC shkruan se autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar ende arrestimin e avokatit. Në tetor 2023, avokatë të tjerë të Navalny-t, Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Aleksei Lipster, u arrestuan me akuzën e “ekstremizmit”.
KOHA JONË SONDAZH

