Arrestohet rivali i Putin

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny  është arrestuar nga policia në Moskë.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Navalny teksa ka shkruar sot në Twitter se policët e kanë prangosur atë teksa ai po dilte nga dentistit.

Sipas tij, policia i ka thenë atij se është i arrestuar. Ai ka thënë se policia e ka dërguar “diku”, por vendndodhjen e saktë nuk e di.

Swiss Digital Desktop Reklama

Navalny, një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, ka organizuar protesta dhe ka publikuar raporte që sipas tij, dëshmojnë korrupsionin në elitën udhëheqëse të Rusisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Atij i është ndaluar kandidimi i në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 mars, për shkak se më parë ka qenë i dënuar. Ai është arrestuar disa herë për organizimin e protestave dhe ka qëndruar në burg për periudha të shkurtra kohore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?