Arrestohet vëllai i mbretit Charles, Princi Andrew
Doli në Dosjen e Epstein. BBC raporton se Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim detyre.
Skandali Epstein tronditi mbarë botën pas publikimit të miliona dokumenteve ku rezultuan të përfshirë shumë figura dhe emra të njohur të politikës e jo vetëm.
Andrew Mountbatten-Windsor është anëtari i parë i lartë i familjes mbretërore në historinë moderne që arrestohet.
Bastisja e policisë vjen pas publikimit të email-eve nga Departamenti i Drejtësisë I SHBA-ve, të cilat duket se tregojnë se ish-duka ka ndarë raporte nga vizita zyrtare në Hong Kong, Vietnam dhe Singapore.
Një email në nëntor 2010, duket se është përcjellë nga Mountbatten-Windsor vetëm pesë minuta pasi ishte dërguar nga këshilltari i tij i atëhershëm special, Amir Patel.
Një tjetër, në prag të Krishtlindjes 2010, duket se i dërgon Jeffrey Epstein një dokument konfidencial mbi mundësitë e investimit në rindërtimin e provincës Helmand Province, në Afghanistan.

KOHA JONË SONDAZH

