Arrihet marrëveshja Greqi-BE?
Greqia dhe BE kanë arritur të bien dakord për marrëveshjen e huasë dhe kohëzgjatjen e saj pas një seri zhvillimesh dramatike në samitin e Eurogrupit, që filloi me tre orë vonesë.
Informacione gazetareske nga Brukseli, që ju referohen burimeve qeveritare nga Athina dhe kryeqytetet europiane, thonë se dy palët kanë rënë dakord, ndërsa pritet deklarata e përbashkët, raporton TCH.
Më herët kryeministri Tsipras i kishte telefonuar presidentit të BE-së, Donald Tusk duke i deklaruar se, nëse nuk do të arrihej sot një rezultat pozitiv për Greqinë, ai do të kërkonte një samit të jashtëzakonshëm të BE të dielën në mbrëmje.
Para fillimit të takimit të Eurogrupit janë zhvilluar negociata të veçanta mes përfaqësuesve të Athinës dhe Gjermanisë që kanë kundërshtuar letër-kerkesën greke për zgjatjen gjashtëmujore të programit të huasë me ndërmjetësimin e kreut të Eurogrupit, Jeroun Diijselblom.