Arsyeja e trishtë pse gjyshet kërkojnë të burgosen

Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë, me 27% të personave mbi 65-vjeç. Në raportet e fundit thuhet gjithashtu se 1 në 5 femra të burgosura në këtë vend është e moshuar.

Në Japoni është rritur shumë numri i të moshuarve që jetojnë vetëm. Për këtë arsye, gratë bëjnë krime të vogla si vjedhjet nëpër dyqane për të hyrë në burg, aty ku ndihen më mirë, pasi kanë strehë të siguruar dhe shoqëri.

Yumi Muranaka, drejtoresha e burgut të grave në Ivakuni, tha për “Bloomberg”: ”Jo vetëm ato që jetojnë vetëm, por kemi edhe të moshuara që kanë familje, por nuk ndihen si në shtëpinë e tyre me të afërmit. Nuk ndihen të kuptuara, ndihen sikur shërbejnë vetëm për të bërë punët e shtëpisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?