Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 22:43 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3-0 përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ky rezultat i lë Dardanët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

As stërvitje, as fluturime, por testet e raketave balistike vazhdojnë. A ka shpëtuar Koreja e Veriut nga virusi Corona?

Bota E enjte, 9 Prill 2020 10:16
As stërvitje, as fluturime, por testet e raketave balistike vazhdojnë. A ka shpëtuar Koreja e Veriut nga virusi Corona?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Siç ndodh shpesh në Korenë e Veriut, kjo vlen edhe me krizën e Coronas: fakte të besueshme janë të pakta, në vend të kësaj qarkullon propagandë, supozime dhe thashetheme. Vetëm një gjë është e sigurtë: regjimi filloi të reagojë ndaj kërcënimit të padukshëm në fund të janarit, shumë përpara Evropës. Gazeta shtetërore Rodong Sinmum e përshkroi luftën kundër virusit si një çështje të “mbijetesës kombëtare”.

Sidoqoftë, më 13 mars, qeveria e Koresë së Veriut i tha Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) se nuk kishte në vend asnjë rast të vetëm të sëmundjes së re të mushkërive COVID-19. Në të njëjtën kohë, Kina fqinje raportoi për mbi 80000 vetë të infektuar, dhe në Korenë e Jugut, në gjysmën tjetër të gadishullit të ndarë të Koresë ishin më pak se 8000 vetë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

As stërvitje, as fluturime
Në Korenë e Veriut ekziston sot ndalim hyrjeje dhe daljeje, trafiku ajror dhe hekurudhor janë pezulluar, shkollat dhe universitetet janë mbyllur. Të gjithë të huajt në vend u vunë nën një karantinë 30 ditore, madje edhe diplomatët nuk u përjashtuan nga kjo – dhe u lejohet vetëm të lëvizin në një masë shumë të kufizuar. Gjermania e largoi personelin e ambasadës së saj në fund të shkurtit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

As ushtria e gjithëpranishme e fuqisë së vetëdeklaruar bërthamore nuk është e përjashtuar nga masat. Për shembull, gjenerali Robert Abrams, komandanti i ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut, raportoi më 13 mars se forcat e armatosura të Koresë së Veriut kishin “ndenjur të mbyllura për rreth 30 ditë” dhe “vetëm kohët e fundit kishin filluar stërvitjet rutinë”.

Mund t'ju interesojë

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Para 5 orësh
Huthët marrin përgjegjësinë për sulmet me dronë ndaj stacioneve të pompimit të naftës në Arabinë Saudite

Huthët marrin përgjegjësinë për sulmet me dronë ndaj stacioneve të pompimit të naftës n...

Para 5 orësh
FBI flet për sulme kibernetike në mbarë botën: Hakerët hyjnë në rrjete për më pak se 3 orë

FBI flet për sulme kibernetike në mbarë botën: Hakerët hyjnë në rrjete për më pak se 3 orë

Para 6 orësh

Si shembull, gjenerali amerikan citon Forcën Ajrore të Koresë së Veriut: “Ata nuk kanë ngritur asnjë avion për 24 ditë”. Ushtria amerikane është “mjaft e sigurt”, tha Abrams, se ka raste COVID-19 në Korenë e Veriut.

Trumpi i shkruan Kim Jong Un-it

Diktatura është përqendruar në kontrollin e plotë të brendshëm. Koreja e Veriut i dërgon një sinjal të qartë botës së jashtme se nuk dëshiron që askush t’i diktojë gjë: për shembull, në mars, pasi gjithnjë e më shumë vende raportuan rritjen e niveleve të infeksionit, vendi testoi katër raketa balistike në mënyrë demonstrative. Një ditë pas provës së tretë të raketave të Koresë së Veriut, në 22 mars tërhoqi vëmendjen një lajm i agjensisë shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA: KCNA raportoi për një letër personale të Presidentit amerikan Donald Trump drejtuar pushtetmbajtësit Kim Jong Un.

Sipas lajmit, Trumpi jo vetëm që ka ngulur këmbë në letër për një përmirësim të marrëdhënieve bilaterale, por ka propozuar edhe bashkëpunim në luftën kundër epidemisë. Shtëpia e Bardhë e konfirmoi letrën pa hyrë në detaje.

E vërteta ose gënjeshtra për Coronan
Në të gjithë botën (gjendja e 7 Prillit 2020, ora 9:30 e mëngjesit), janë infektuar ndërkohë më shumë se 1.3 milion njerëz, dhe pothuajse 75.000 pacientë kanë vdekur nga infektimi me Corona. Por deklarata zyrtare e regjimit të Phenianit nuk ka ndryshuar deri sot: zero raste të COVID-19 në Korenë e Veriut. Për këtë kanë dyshime shumë vetë. Midis tyre është edhe gazetarja amerikane Jean H. Lee. Ajo ka qenë rregullisht në Korenë e Veriut midis viteve 2008 dhe 2017. Nga viti 2011 deri në 2013, ajo ka kaluar shumë kohë në Phenian si korrespodente e huaj për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press.

Sot ajo drejton programin për Korenë në Qendrën Woodrow Wilson në Uashington. “Fatkeqësisht, aktualisht ka shumë pak të huaj në vend që mund të japin një panoramë më të mirë të asaj që po ndodh,” raporton Lee. “Është pothuajse e pamundur që të huajt të afrohen pranë një spitali për të parë se çfarë po ndodh atje”.

Lee është e bindur që ka raste me Corona. Ajo nuk i beson mohimit të qeverisë. “Përballë qarkullimit në kufirin e gjatë me Kinën, kjo është e vështirë për mua që ta besoj”. Ky kufi shtrihet në një distancë prej 1400 kilometrash. Sipas portalit me prestigj të Koresë së Veriut 38North, Koreja e Veriut i mbylli vendkalimet kufitare me Kinën në fund të janarit për udhëtarët dhe trafikun e mallrave. Vetëm një pikë kalimi është e hapur për importin e mallrave, nën rregulla të rrepta karantine.

Sidoqoftë, virusi ishte përhapur në Kinë prej dy muajsh para se të mbyllej kufiri- dhe duket me pak gjasa që ai të jetë ndalur në kufirin e Koresë së Veriut, fqinjit i cili ka nevojë urgjente për shkëmbime me Kinën.

Ndihma nga jashtë
Koreja e Veriut ka rreth 25 milionë banorë. Po të konfirmoheshin dyshimet për një shpërthim të Coronas, sistemi shëndetësor do të përballej me një detyrë që nuk mund të realizohet pa ndihmë të jashtme. “Popullsia është shumë e ndjeshme ndaj sëmundjeve infektive për shkak të kequshqyerjes kronike”, thotë ish-korrespodentja në Korenë e Veriut, Jean H. Lee.

Më 26 shkurt, Ministria e Jashtme ruse tha se kishte dërguar 1500 kuti me teste në Korenë e Veriut. Organizatat e ndihmës si Mjekët pa Kufij (MSF) dhe Federata Ndërkombëtare e Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (SNRF) kanë filluar gjithashtu dërgimet e ndihmave. Mallrat mjekësore siç janë dorezat mbrojtëse, maskat për fytyrën, pajisjet e provës dhe antibiotikët janë përjashtuar në mënyrë të qartë nga sanksionet e OKB-së. Sidoqoftë, çdo ndihmë duhet të aprovohet nga Komiteti përkatës i Sanksioneve të OKB-së. /DW/

Etiketat e lidhura

CoronaKoreja e Veriutvirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 4 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton
Para 5 orësh

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”
Para 5 orësh

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse
Para 5 orësh

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 5 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 4 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 6 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
16 Nëntor 2026, 20:21

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.