Asnjë viktimë nga koronavirusi, ky është ilaçi që po përdoret për të infektuarit në Madagaskar
Teksa bota numëron me mijëra viktima çdo ditë si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, deri më tani Madagaskari nuk ka regjistruar asnjë viktimë prej pandemisë.
Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, mbrojti promovimin e tij për një ilaç të diskutueshëm vendas për COVID-19, pavarësisht mungesës së provave klinike.
“Ai funksionon me të vërtetë mirë”, ka thënë ai për pijen Covid-Organics, në një intervistë për France 24.
Madje, sipas tij, nëse një vend europian do të kishte zbuluar ilaçin, njerëzit nuk do të ishin aq skeptikë.
“Po sikur të ishte zbuluar ky ilaç nga një vend europian, në vend të Madagaskarit? A do të dyshonin njerëzit aq shumë? Unë nuk mendoj kështu”, citohet të ketë thënë ai.
Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar vazhdimisht se pija Covid-Organics, të cilën Rajoelina i Madagaskarit e ka promovuar si ilaç kundër koronavirusit, edhe pse nuk është testuar klinikisht.
Pija rrjedh nga artemisia një bimë me veti të provuar anti-malarie dhe barishte të tjera të vendit.
Siç shkruan France24, Guinea Ekuatoriale, Guinea-Bissau, Nigeri dhe Tanzania tashmë kanë marrë shpërndarjen e dërgesave të Covid-Organics, e cila u lëshua muajin e kaluar.
“Askush nuk do të na ndalojë të ecim përpara asnjë vend, e asnjë organizatë”, ka thënë më tej Rajoelina në përgjigje të shqetësimeve të OBSH-së.
Ai tha se prova e efikasitetit ishte në “shërimin” të “pacientëve tanë”, duke e cilësuar atë një “ilaç parandalues dhe kurativ”.
Sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins, Madagaskari zyrtarisht ka raportuar 186 infeksione me koronavirus dhe 101 të shëruar deri më sot, pa asnjë vdekje.
“Pacientët që janë shëruar nuk kanë marrë asnjë produkt tjetër përveç Covid-Organics”, ka pretenduar presidenti.