Assad ka kryer më shumë vrasje se militantët e Shtetit Islamik

Organiztat monitoruese dhe analistët thonë se qeveria e presidentit sirian Bashar al-Asad ka vrarë më shumë njerëz se sa militantët e Shtetit Islamik, raporton WP

Nga janari deri në korrik të këtij viti, milicitë ushtarake dhe pro-qeveritare të Asadit kanë vrarë 7,894 persona, ndërsa shteti Islamik ka vrarë 1.131, ndërkaq në një ditë të vetmë, nga sulmet ajrore qeveritare thuhet se janë vrarë më shumë se 100 njerëz, në zonën Douma, në perifëri të Damaskut.

Grupet monitorimit thonë se forcat qeveritare janë përgjegjëse për më shumë se 250 mijë vrasje gjatë konfliktit katër vjeçar. Ata thonë se përdorimi i dhunës së pakontrolluar nga milicitë e Asadit ka fuqizuar grupet ekstremiste të tjera të shtetit islam dhe ka detyruar miliona sirianë të largohen në vendet fqinje.

“Me gjithë brutalitetin e tmerrshëm të Shtetit Islamik, ne nuk mund të harrojmë regjimin e Assadit, që është burimi kryesor i vdekjeve dhe shkatërrimit në Siri, që nga viti 2011,” tha Emile Hokayem, një analist për Lindjen e Mesme, me bazë në Londër. “Problem nuk mund të zgjidhet, nëse nuk adresohet saktë problem, gjë të cilën bota ende nuk e bërë.”

Konflikti që filloi në vitin 2011, si një kryengritje paqësore e Pranverës Arabe, u kthye në kryengritje të dhunshme për shkak të regjimit brutal të Asadit. Por, Shteti Islamik ka tërhequr vëmendjen e botës pasi kanë shkatërruar një pjesë të Sirisë dhe Irakut.
Megjithatë, një pjesë e madhe e sirianëve e konsiderojnë Assadin si kriminelin dhe armikun më të madh.

SHKARKO APP