“Assange më shumë se një telash”

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, në një intevistë televizive e ka përshkruar themeluesin e Wikileaks, Julian Assange, si një “problem të trashëguar”.
Ai tha gjithashtu se Assange ka krijuar “më shumë se një telash” për qeverinë e tij.

Në të kaluarën, Moreno e ka paralajmëruar themeluesin e Wikileaks që të mos ndërhyjë në politikën ekuadoriane ose “të kombeve që janë aleatë me ta”.
Paralajmërimi i tij pasoi mbështetjen publike të Assange për fushatën e pavarësisë së Katalonjës.

Assange iu dha azil në Ekuador nga paraardhësi i presidentit Moreno, Rafael Correa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Themeluesi i Wikileaks është kritikuar gjithashtu edhe për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016, pas publikimit të email-eve të hakuara nga ekipi i fushatës së Hillary Clinton.
Assange jeton në ambasadën ekuadoriane në Londër që prej vitit 2012, ku kërkoi dhe azil politik. Ai kërkohej nga autoritetet suedeze me akuzën e përdhunimit, por që më pas nuk u rrëzuan nga gjykata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shprehet gjithashtu se i frikësohet ekstradimit në SHBA.
Kohët e fundit, Britania refuzoi të njihte Assange si agjent diplomatik, gjë që do t’i jepte atij imunitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?