Assange: Nëse dal prej këtu, e di se si do më vrasin
I ftuar nderi i detyruar nga ambasada ekuadoriane në Londër, me kusht ndaj taksapaguesve britanikë prej rreth 12 milionë paund në vit për shkak të zhvendosjes së mbikëqyrjes policore 24 orë në 24, Julian Assange është një nga njerëzit më të kontestuar në botë.
Në dy skajet e litarit, qëndrojnë idealistët që donin ta merrnin në qafë, Suedia, e cila ka kërkuar ekstradimin e liderit të lëvizjes WikiLeaks. Ata e akuzojnë edhe për dhunë seksuale dhe përdhunim ndaj disa grave, krime të cilat ai i mohon kategorikisht, dhe nga ana tjetër, fuqia e madhe e Shteteve të Bashkuara, e cila që nga fillimi e ka akuzuar për tradhti dhe mezi pret ta arrestojë nëse ai do të shkelë jashtë pragut kur strehohet.
Në një nga intervistat e rralla që Assange dha për gazetarët, është ajo e reporterit Giles Whittell i “Times Magazine”, i cili arriti t’ia rrëmbejë një deklaratë për mënyrën se si ai e imagjinon daljen e tij nga shtëpia e tij e tanishme, gjë që pritet të ndodhë për nja dy vjet. Assange prej tre vjetësh nuk del në ajër të hapur dhe për shkak të kërcënimeve të përsëritura të njerëzve të ndryshëm, kohët e fundit nuk ka dalë as në ballkon, e vetmja hapësirë për të përfituar nga ajri i “freskët”, dhe që përfaqësonte për të vetmen dritare të arratisjes vullnetarisht nga burgu i tij.
Para se të hynte në banesë, siç tregon gazetari Whittell, reporteri shkëmbeu një vështrim me policin që qëndronte para derës: “Duhet bërë, apo jo?”, tha ai. Nuk është e qartë,megjithatë, në qoftë se ka të bëjë me qëndrimin për të siguruar një hero ndërkombëtar apo nëse do ta vënë në pranga sapo të kalojë pragun, si terroristin më të keq dhe me vepra penale, siç u vu në dukje nga të gjithë politikanët e lartë amerikanë, përveçse të rrezikojë dënimin me vdekje nëse do e rikthejnë në Shtetet e Bashkuara.
“Ka disa probleme sigurie po të dal në ballkon”, ka thënë Assange për gazetarin. “Kam patur kërcënime me vdekje dhe alarme bombash në këto kohë”. Mendoni se mund t’ju qëllojnë? “Nuk do të thoja. Por jam figurë publike, shumë kontroverse, mbi të gjitha në SHBA. Për këtë kam marrë kërcënime të ndryshme të tipeve shumë të çuditshme”. Në çdo mënyrë, Assange mendon se nëse do të lihej i lirë, sigurisht që do të ishte rrëmbyer, apo akoma më keq, do të bëhej objektiv i një droni të CIAs. Për ta thënë përdor termin “droned” (i komanduar), një term i shpikur kohët e fundit, si rezultat i përdorimit të avionëve pa pilot në luftë. “Jam njeri i bardhë”, – ka deklaruar Assange, – përderisa nuk jam konvertuar në islam, dhe ka të ngjarë që të mund të vritem nga një dron, edhe pse kemi parë gjëra haluçinante nga ky këndvështrim”.
Assange u përpoq t’ia ndryshojë mendimin edhe një protagonisti tjetër të madh të DATAGATE, Edward Snowden, punonjësi i CIAs që zbuloi informacionin sekret në lidhje me aktivitetet e NSA në vitin 2013: “Ai ka zgjedhur Amerikën Latine, por do të ishte më mirë Rusinë, sepse tani rreziku për t’u rrëmbyer në Amerikën Latine për llogari të CIA-s është më i lartë. Rrëmbim apo vrasje”.