Associated Press: Princat e Saudisë dhe Emirateve fushatë lobimi në SHBA

Në një artikull me titull “Princat, presidenti dhe kërkuesit e pasurisë” të publikuar ngaAssociated Press, dy autorët Desmond Butler and Tom Lobianco zbuluan të dhëna të reja rreth asaj që bluhej për krizëneGjirit, ku u përfshi edhe biznesmeni amerikan dhe financuesi i fushatës presidenciale të Trump-it, z.Elliott Broidyi cili së bashku me princat e Arabisë Saudite dhe të Abu Dhabit(Muhammed bin Selman dhe Muhammed bin Zayed)është përpjekur të ndikojë në politikën amerikane dhe të imponojë ndryshimin e qëndrimit të administratës së Shtëpisë së Bardhë kundrejt Katarit.

Artikulli tha se Broidy dhe partneri i tij, biznesmeni amerikan me origjinë libaneze George Nader,janë përpjekur në mënyrë të përsëritur të influencojnë në Shtëpinë e Bardhë duke lavdëruar princat e Arabisë Saudite dhe të Abu Dhabit para Presidentit Amerikan Donald Trump, herë në mënyrë të drejtpërdrejtëe herë nëpërmjet korrespondencës.

Bazuar në intervista me më shumë se 24 njerëz dhe qindra e-maile, artikulli  argumentoi se Elliott Broidy priste të lidhte kontrata të majme me vlerë më shumë se një miliardë dollarë me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në këmbim tëlobimit të tij për të vënë nën presion Shtëpinë e Bardhë që të adoptonte kënvështrimet e princave rreth situatës në Lindjen e Mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siaps artikullit, Broidy dhe Nader udhëhoqën një fushatë të fshehtë lobimi në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin Amerikan, duke dhënë donacionetë shumta qarqeve politike në Uashington në përpjekje për tavënë politikën e administratës amerikane në krahun kundër Katarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Broidy dhe Nader shpresonin të merrnin një kontratë konsulencetë majme nga Arabia Saudite dhe Emiratete Bashkuara Arabe, dhe e-mailet e zbuluara tregojnë se dy biznesmenët kishinshkëmbyer dokumente dhe hedhur propozimepër këtë kontratë. (Lexoni dokumentet kryesore në korrespondencën mes Broidy dhe Nader në:http://apne.ws/Uux7vo3)

Më herët, Associated Press pati njoftuar se Broidy dhe Nader kërkuannëpërmjet Kongresit,një projektligj kundër Shtetit të Katarit, ndërkohë qëfshihnin burimin e fondeve me të cilat ndërmorën fushatën e lobimit.

Nga ana tjetër, avokati i Broidy-t Chris Clark, në përgjigje të këtyre raporteve, tha se “këto pretendime bazohen në dokumente të fabrikuara të marra nga subjekte me axhenda që synojnë dëmtimin e klientit të tij”. Gjithashtu ai shtoi se “Nader është qytetar amerikan dhe nuk ka prova që ai ka udhëzuar veprimet e Broidy, apo se ai e bëri këtë gjë për llogari të ndonjë entiteti të huaj”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?