“Ata talleshin”, por sot i luten njeriut që qep me këmbë (FOTO)

45-vjeçari, Madan Lal ka një histori frymëzuese. Ai ka sfiduar duke u bërë një rrobaqepës profesional, pavarësisht se nuk ka duar. 45-vjeçari nga Haryana i Indisë, lindi pa duar, por mësoi t’i përshtatej kërkesave të jetës së përditshme duke përdorur këmbët. Ai përdor gishtërinjtë e talentuar për të qepur rroba. “Çfarëdo që duhet të bëj në jetën time e bëj vetëm me këmbë, që nga prerja e leckës deri tek matja”.

Duke folur për aftësinë e kufizuar, ai thotë se: “Nuk më shqetësonte gjatë fëmijërisë sime. Gjyshërit e mi kujdeseshin për mua dhe më ndihmonin me punët e përditshme”. Por hasi paragjykime jashtë rrethit të familjes.

“Kur isha i ri pothuajse çdo shkollë më mohoi pranimin për shkak të aftësisë së kufizuar. Mësuesit refuzonin të më pranonin në shkollë. Isha i zhgënjyer dhe mendova se duhet ti tregoja duke arritur diçka. Familja ime nuk mund ta përballonte edukimin tim, dhe qeveria nuk do të më ndihmonte gjithashtu. Kështu që unë do të duhet të bëja diçka për të mbijetuar”,-rrëfen 45-vjeçari.

Në moshën 23-vjeçare, ai vendosi tu merrte me rrobaqepësi, por hasi vështirësi. ”Unë shkova në shumë vende dhe takova shumë rrobaqepës. I kërkova të më mësonin, por të gjithë qeshin me mua. Ata thonin se nuk mund të qepja rroba pa duar. Nuk është e mundur. Ata më kthyen në fshat”.

I vendosur për të treguar të kundërtën, Lal vendosi të udhëtojë në Fatehabad dhe të kërkonte një rrobaqepës i cili do të ishte i gatshëm ta mësonte. “Unë shkova në Fatehabad për të mësuar nga një rrobaqepës. Ai fillimisht nuk pranoi të më mësonte, duke më thënë: “Ti nuk ke duar, si do të bëshqepje?” I thashë më jep vetëm një shans. Ai pranoi dhe brenda 10 deri 15 ditësh, mësuesi im filloi të thoshte: “Do të bëhesh i suksesshëm”.

Brenda një viti ai kishte mësuar artin e rrobaqepësisë dhe hapi një dyqan në fshatin e tij. Ndikimi në jetën e tij ishte i menjëhershëm.

“Atë ditë harrova të gjitha vuajtjet. Ishte dita më e mirë e jetës sime. Pashë njerëz që vinin në dyqanin tim për të më përshëndetur. I gjithë fshati ishte i lumtur, sikur të ishin pjesë e familjes sime. Njerëzit talleshin me mua. Ata kurrë nuk besonin se do të mësoja rrobaqepësinë duke përdorur këmbët. Ata më thoshin: “Ai qep me këmbët e tij, do ti shkatërrojë rrobat”.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP