Atentati ndaj Trump, presidenti Biden urdhëron mbrojtje edhe për kandidatin Kennedy Jr.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka urdhëruar mbrojtjen e Shërbimit sekret për kandidatin e pavarur Robert F. Kennedy Jr. pas tentativës për vrasjen e Donald Trump, tha shefi i sigurisë së SHBA-së.

“Pas ngjarjeve të kësaj fundjave, Presidenti më ka udhëzuar të punoj me Shërbimin Sekret për të siguruar mbrojtje për Robert Kennedy Jr”, u tha Alejandro Mayorkas gazetarëve.

Trump kërkoi sot që Shërbimi Sekret të garantojë sigurinë fizike të Kennedy, duke marrë parasysh ngjarjen e fundit, por edhe historinë e familjes së tij, me ish-Presidentin John F. Kennedy, që u vra në një atentat kur ishte në detyrë.

SHKARKO APP