FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atentati në New York, Trump: T’i japim fund Lotarisë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump, një ditë pas atentatit të dështuar terrorsit të një emigranti nga Lindja e Mesme, ka bërë thirrje për një ristrukturim të politikave të emigracionit nga Lotaria në një sistem meritokratik.

“Kongresi duhet të veprojë menjëherë”,-tha Trump. Presidenti theksoi në mesazhin e tij se të dy sulmet e fundit terroriste në SHBA janë kryer nga emigrantë të shkuar prej Lotarisë Amerikane në SHBA.

Për këtë shkak Trump ka përsëritur kërkesën e tij që emigrantët të ndahen sipas meritës, pra t’u jepet prioritet atyre që njohin gjuhën angleze dhe që kanë shkollim të lartë, apo janë të specializuar në një fushë të caktuar profesionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas gjykimit të Trump të shprehur që në kohën e fushatës së tij presidenciale, duhet të kryhet një “vetting ekstrem” për emigrantët që do u jepet lejë qëndrimi në SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?